Flash

Policia e Tiranës arreston 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 7 December 2020
Policia e Tiranës arreston 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Në pak orë nga Policia e Tiranës janë arrestuar 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, ka ndaluar për kontroll në rrugën “Frang Bardhi”, mjetin me drejtues shtetasin F. H. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti). Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit F. H., banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -S. P., 36 vjeç, pasi ka vjedhur çantën e shtetases D. M., ku ka pasur një shumë parash;

-H. Ç., 51 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit J. M., 30 vjeç, pasi në segmentin rrugor Peqin–Rrogozhinë, mjeti me drejtues shtetasin H. Ç. dhe pasagjer shtetasin J. M. ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe pasojë janë dëmtuar dy personat që ishin në karrocë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 29 vjeç, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. Ll., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasit: Gj. R., 46 vjeç, pasi tek sheshi “Willson”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e lokalit dhe fikjen e muzikës; E. Xh., 41 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” ka lejuar muzikë dhe klientë në ambientet e lokalit, në kundërshtim me Aktin Normativ. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI