Flash

Sa mësues janë infektuar?/ Pyetja LIVE që vuri në siklet përfaqësuesit e qeverisë

Lapsi.al 25 November 2020
Sa mësues janë infektuar?/ Pyetja LIVE që vuri në siklet

Kur vjen puna të shifrat e pandemisë, ka gjithmonë një problem për përfaqësuesit e qeverisë. Emisionin “Open” diskutohej këtë të mërkurë për shkollat dhe vendimin për të alternuar mësimin në klasë me atë online.

Por përfaqësuesit e qeverisë të ftuar në studio, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico dhe eksperti i shëndetësisë Gjergji Koja u vunë në siklet kur gazetarja Eni Vasili pyeti se sa është numri i mësuesve të infektuar nga covid në vend.

REPLIKAT:

Koja: Nuk e di. O ku di unë sa mësues janë të infektuar...

Vasili: Po si nuk e dini? Unë prandaj ju kam ftuar. Keni ardhur të papërgatitur.

Koja: Po, s’e di. O nuk e di. Të them kot tani.

Fico: Di t’ju them përqindjen e infektimit tek mjekët dhe…

Vasili: Zonja Fico shpjegojeni për ne. Sa mësues të infektuar kemi?

Fico: Nuk e kam tani në dorë.

Drejtorja e ISHP-së, njëkohësisht edhe pjesëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve nisi të kërkonte mes letrave që kishte përpara, por pasi nuk ia doli dot, u dorëzua. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij,...

20:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI