Flash

Detaje të reja/ Si u kthye sërish Elbasani në një “Far West” mes të fortëve të armatosur

Lapsi.al 25 November 2020
Detaje të reja/ Si u kthye sërish Elbasani në një “Far

Elbasani iu rikthye sërish ngjarjeve kriminale pasi një përplasje me armë ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”, në një zonë mjaft të populluar mesditën e së mërkurës. Protagonist i ngjarjes është Elvis Çaushllari, një 28-vjeçar i njohur edhe me nofkën “Vis korçari”.

Ai është një emër i njohur për policinë e këtij qyteti pasi është shfaqur në disa ngjarje kriminale në këtë qytet, por ka mundur t’ja hedhë drejtësisë. Lapsi.al mëson se e gjithë ngjarja e kësaj të mërkure ka nisur nga një sherr për mos-hapjen e rrugës së makinës.

Çaushllari që udhëtonte me një automjet tip “Mazda” është përplasur me një 25-vjeçar të quajtur Migert Qose i cili drejtonte një “Ford”. Burime në vendin e ngjarjes thanë se të rinjtë dukej se e njihnin njëri – tjetrin, por nga sa u vu re nuk kishin ndonjë respekt të ndërsjellë.

Përplasja ka qenë fillimisht verbale, nga makinat, por më pas ata kanë dalë në rrugë dhe janë përleshur fizikisht. Njëri prej tyre ka marrë një kaçavidë që kishte në makinë ndërsa tjetri mesa duket ka nxjerrë pistoletën.

Në sherr e sipër janë dëgjuar 5 të shtëna arme, po policia tha se gjetu vetëm 1 gëzhojë. Për pasojë Elvis Çaushllari është plagosur lehtë, por për t’i shpëtuar policisë është nisur drejt Tiranës duke tentuar të mjekohej në Spitalin e Traumës, por atje është arrestuar nga policia. Policia është vënë në ndjekje të Mirgen Qoses, autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.

Hetimet janë tashmë në dorë të prokurorisë për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në shkurt të këtij viti, Elvis Çaushllari ai u padit nga një qytetar për ushtrim dhune. Ai tha se i riu e ndaloi dhe duke e goditur me grushte tentoi ta nxjerrë prej saj. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="780"]Përplasja me shkopinj bejsbolli në Elbasan/ Si u bënë miqtë armiq! I riu denoncoi shokun për hakmarrje, gjykata: Je i dyshimtë - Shqiptarja.com Elvis Çaushllari[/caption]

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij,...

20:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI