Flash

Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë shqiptare

Lapsi.al 25 November 2020
Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë

Sot në Ditën Botërore kundër dhunës ndaj grave, Policia italiane ka publikuar të dhënat zyrtare vjetore të punës së tyre në luftën kundër këtij fenomeni social. 80% e grave të dhunuara janë italiane e 20% e tyre janë gra emigrante që jetojnë e punojnë në Itali

Shifrat e regjistruara nga autoritetet policore italiane nga janari deri në nëntor të vitit 2020, shënojnë se 6 % e grave më shtetësi jo italiane të dhunuara fizikisht ose psikologjikisht, janë shqiptare, e renditen të tretat në numër pas grave të dhunuara me kombësi rumune që përbëjnë 22% të rasteve e janë më të shumtat në numër, ndjekur nga ato marokene në 13% të episodeve të regjistruara zyrtarisht.

Rajonet italiane me më shumë denoncime të dhuëns ndaj grave janë Campania, Sicilia, Lombardia e Lazio. Prej fillimit të vitit 2020 e deri më sot, në Itali 88 gra kanë humbur jetën nga dhuna e një partneri, ish-partneri o nga një familjar e i njohur.

Motivet e këtij krimi janë kryesisht ato pasionale, apo sherre të dhunshme me një fund tragjik. Në 62% të këtyre rasteve autori është partneri, bashkëshorti ose ish partner i viktimës. Mosha mesatare e autorëve të krimit është nga 31 në 44 vjeç e 26% e tyre janë shtetas jo italianë.

Duke analizuar kombësinë e autorëve të dhunës ndaj grave, shqiptarët janë të tretët në numër pas rumunëve e marokënëve.

Ndërsa në krimin e vrasjes që qëllimshme autorët me kombësi të huaj janë kryesisht marokenë, rumunë, ukrainas e kinezë.

Në rastet e dhunës fizike, psikologjike e të keqtrajtimit të grave, në 33 % të episodeve të dokumentuara zyrtarisht, autori është partneri ose bashkëshorti, në 29% është ish- partneri ose ish-bashkëshorti, e në rastet e tjera është një i njohur, familjar , prind ose fëmijë.

80% e viktimave janë gra italiane e në shumicën e rasteve arma e krimit është një objekt i rastësishëm si thikë, kaçavidë, mjet i fortë e në një përqindje më të ulët janë armë zjarri, mbytje etj.

Përgjithësisht në fenomenin e dhunës gjinore në Itali,81% e viktimave të dhunimit fizik e psikologjik e të keqtrajtimit në familje janë femra e 19 % janë meshkuj.

Gjatë vitit 2020, policia italiane ka ekzekutuar 1.055 denoncime e masa ndalimi për përndjekje, 956 për dhunë shtëpiake e 352 masa largimi urgjent nga banesa./ Ora

 

Të këshilluara

Itali, masakrohet me thika një shqiptar

Një person me origjinë shqiptare është mendohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ish...

19:15

Lajmi i fundit/ Vdes Diego Armando Maradona

Futbollisti më i madh në botë, kampioni i botës 1986 ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Argjentinasi p...

17:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI