Flash

Debati për emërimin e djalit të deputetit si Konsull në Pragë, Hoti: E mora vesh nga mediat

Lapsi.al 25 November 2020
Debati për emërimin e djalit të deputetit si Konsull në

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se askush nuk është koordinuar me të për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë. Ai tha se është informuar nga mediat për këtë rast.

“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë. Kujtojmë se vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur është votuar për qeverinë e re, deputeti Shala pati deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë.

Më herët, Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ndërsa vetë Flakron Shala përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se në pozitën Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës është “emëruar sipas ligjit në fuqi”.

“Prindi im, Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjithshëm”, ka shkruar Shala.

Të këshilluara

Lajmi i fundit/ Vdes Diego Armando Maradona

Futbollisti më i madh në botë, kampioni i botës 1986 ka ndërruar jetë sot pas disa ditësh në spital dhe pasi sot paradite pësoi një atak kardiak. Argjentinasi p...

17:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI