Flash

Humbën jetën nga tërmeti/ Nëna e 2 vëllezërve kosovarë: Rama nuk e mbajti premtimin që më dha

Lapsi.al 25 November 2020
Humbën jetën nga tërmeti/ Nëna e 2 vëllezërve

Një vit më parë si pasojë e tërmetit që tronditi Shqipërinë, humbën jetën 51 persona. Mesin e viktimave të Durrësit u konfirmuan edhe dy kosovarë, Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën nën rrënojat e hotelit “Tropikal”.

Pas vdekjes së tyre, njerëz dhe vullnetarë e ndihmuan familjen e tyre për ndërtimin e 3 shtëpive të reja, por nëna e tyre thotë se nga qeveria shqiptare nuk ka marrë asgjë përveç premtimeve. Në një rrëfim për Gazetën Express, ajo është shprehur se familja e saj është ndihmuar shumë nga qeveria e Kosovës, por jo nga ajo e Shqipërisë.

“Shteti jonë na ka ndihmu, por Edi Rama premtoi 16 mijë euro për gratë (bashkëshortet e djemve), por asgjë s’ju ka dhënë, e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë. 16 mijë euro janë folë me jau dhënë grave, asnjë cent nuk jau ka dhënë. Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit. Zoti i shpërbleftë. Populli na ka ndihmu”, - tha ajo.

12 muaj pas ngjarjes së trishtë, Luljeta Abazi ditët i përshkruan katastrofike e netët pa gjumë. Djemtë nga Gjilani kishin marrë rrugën për Shqipëri me qëllimin që të gjenin punë e ta ndihmonin financiarisht familjen, por disa orë më vonë tërmeti lëkundi fort hotelin ku po qëndronin, nga i cili u nxorën pajetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij,...

20:30

Itali, masakrohet me thika një shqiptar

Një person me origjinë shqiptare është mendohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ish...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI