Flash

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Lapsi.al 25 November 2020
Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij, një aksident tjetër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tepelenë-Mallakastër, po pranë fshatit Krahës. Një automjet tip "Toyota" me targa greke që udhëtonte drejt Tiranës, i është prerë rruga nga një kamioncinë e cila po vinte nga një rrugë dytësore e fshatit Krahës.

Përplasja ka qenë e fortë duke shkaktuar plagosjen e 5 personave që udhëtonin me autoveturën. Bëhet fjalë për ciftin e bashkëshortëve nga Fieri, së bashku me fëmijën e tyre 9-vjecar, tezen e fëmijës dhe gjyshin. 5 të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Në gjendje të rëndë raportohet të jetë bashkëshortja e ciftit që po kthehej nga Greqia. Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar këtë aksident. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë hyrja në rrugën kryesore pa sinjal e kamioncinës, shoferi i së cilës është shoqëruar në komisariat.

Të këshilluara

Itali, masakrohet me thika një shqiptar

Një person me origjinë shqiptare është mendohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ish...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI