Flash

Pandemia në Greqi, shpallen masat e reja kundër përhapjes së Covid 19

Lapsi.al 22 October 2020
Pandemia në Greqi, shpallen masat e reja kundër përhapjes së

Me një mesazh të shkurtër dhe të shenjëstruar–kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e sotme do të shpallë masat e reja për koronavirusin që do të jenë në fuqi, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin parasysh peshën e përgjegjësive individuale dhe të ndjekin me besnikëri rekomandimet e ekspertëve. Në të njëjtën kohë, Kryeministri do të përsërisë se Greqia është më mirë epidemiologjikisht se Evropa, megjithatë sipas tij, situata është kritike.

Në një përpjekje për të shmangur karantinën e përgjithshme, që do të godiste më tej ekonominë greke, qeveria vendos masa të reja për të ndaluar koronavirusin.

Kështu, Kryeministri pritet të njoftojë me theks në zonat e rënduara epidemiologjikisht, të tilla si Atika dhe Selaniku. Një tjetër masë është ndalimi i qarkullimit nga ora 1 në mëngjes deri në 5 – 6 të mëngjesit.

Përdorimi universal i maskës, në të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme.

Kontrollet do të forcohen dhe shkelësit do të ndëshkohen. Kjo mund të nënkuptojë dyfishimin e gjobave, p.sh. nga 150 deri në 300 euro për mos përdorimin e maskës. Në të njëjtën kohë, Policia është alarmuar në mënyrë që të ndërhyjë në sheshet e mbushura me njerëz dhe festa gjatë natës.

Në të njëjtën kohë, një masë që është në tryezën e qeverisë greke, por për momentin është ende larg zbatimit, është ndalimi i lëvizjes nga prefektura në prefekturë. Kjo vlen vetëm në momentin kur harta është bërë e kuqe, por nuk përjashtohet të zbatohet edhe në zonat “portokalli”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI