Flash

Basha thirrje SPAK-ut: Jeni të mbrojtur, ndëshkoni politikanët e korruptuar

Lapsi.al 22 October 2020
Basha thirrje SPAK-ut: Jeni të mbrojtur, ndëshkoni politikanët e

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Lulzim Basha përsërit thirrjet për SPAK, kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë duke iu kërkuar të ndëshkojnë politikanët e korruptuar.

Basha tha se nuk do lodhet duke dalë deri ditën e fundit të pushtetit të Edi Ramës.

Lexo më tej: Pse Basha po përdor inceneratorët për të djegur SPAK-un 

“Le të vijmë tek realiteti. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon, ndihma për biznesin dhe familjet që kanë humbur vendin e punës është zero.

E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK-ut.

Duhet ta harrojë Rama dhe SPAK-u se unë do lodhem duke dalë ditë për ditë deri ditën e fundit të Edi Ramës që po afron në pushtet dhe të kërkoj që SPAK-u të bëjë detyrën. Është detyra juaj zoti Kraja, zotërinj prokurorë të SPAK-ut. Jeni të mbrojtur nga SHBA dhe partnerët. Janë marrë të gjitha masat që të mos keni frikë me qëllim që të realizoni synimin numër një të SPAK-ut që është jo t’i mbroni por t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ndaj zoti Kraja dhe prokurorë, hapeni gojën. A i keni nisur hetimet. Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI