Flash

“Prokuroria të bëjë aq sa Klodiana Lala”/ Basha: Mesazhi që BE i dha drejtësisë

Lapsi.al 21 October 2020
“Prokuroria të bëjë aq sa Klodiana Lala”/ Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shtuar kritikat ndaj prokurorisë. Ditët e fundit ai i ka bërë apele të njëpasnjëshme SPAK të zbardhë çështjen e inceneratorëve, por mbrëmjen e së martës ka shtuar tonin ndaj organeve të drejtësisë duke u kujtuar edhe një tjetër çështje. Bëhat fjalë për akuzat për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017 që njihen si dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër.

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron” – shkruan Basha në Twitter.

“Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë” – e mbyll kreu i opozitës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI