Flash

Humb jetën një vullnetar që po testonte vaksinën anti-Covid

Lapsi.al 21 October 2020
Humb jetën një vullnetar që po testonte vaksinën anti-Covid

Humb jetën një vullnetar që po merrte pjesë në provat klinike për vaksinën anti-covid të kompanisë AstraZeneca në Brazil. Dr. João Pedro Feitosa humbi jetën për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi teksa ishte bërë pjesë e testimit që po zhvillohet së bashku me Universitetin e Oksfordit.

Mediat britanike shkruajnë se mjekut nuk i ishte bërë ende vaksina, por ishte një personat ku po eksperimentohej placebo beninje. Autoriteti shëndetësor brazilian tha se testimi i vaksinës do të vazhdojë edhe pas kësaj ngjarjeje. Viktima ishte 28 vjeç dhe jetonte në Rio de Janeiro.

[caption id="" align="alignnone" width="800"]Morre voluntário brasileiro que participava de testes da vacina de Oxford - Rádio 93 FM Dr. João Pedro Feitosa[/caption]

Një zëdhënës i komanisë AstraZeneca tha se nuk mund të jepte detaje për rastin.

"Ne nuk mund të komentojmë raste individuale për provat e vazhdueshme të vaksinës së Oksfordit pasi i përmbahemi rreptësisht konfidencialitetit mjekësor dhe rregulloreve të trajtimit klinik, por ne mund të konfirmojmë që janë ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara. Të gjitha ngjarjet e rëndësishme mjekësore vlerësohen me kujdes nga hetuesit, një komitet i pavarur i monitorimit të sigurisë dhe autoritetet rregullatore. Këto vlerësime nuk kanë çuar në ndonjë shqetësim në lidhje me vazhdimin e studimit edhe më tej" – tha ai.

Lajmi vjen në një kohë kur kompania AstraZeneca kishte lajmëruar se mund të niste aplikimin e vaksinës menjëherë pas Krishtlindjeve. Është e paqartë nëse vdekja e vullnetarit do të ndikojë në ecurinë e vaksinës. Muajin e kaluar, një tjetër vullnetar i vaksinës së Oksfordit rrëfeu se kishte pasur ethe dhe dridhje 14 orë pasi kishte injektuar vaksinën. Ai kishte pasur edhe temperaturë të lartë mbi 39C.

Kompania AstraZeneca ndërpreu studimet e provave të vaksinës pasi një pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar u dërgua në spital me një çrregullim neurologjik. Studiuesit ndaluan kërkimet për të hetuar saktësisht se çfarë ndodhi. Gjithsesi puna rinisi 2 ditë më vonë. Deri më tani, 18 mijë njerëz kanë marrë vaksinën AZD1222 që po testohet në SHBA, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina ka mbetur si shpresa e vetme për të ndaluar covid-19 që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz në të gjithë botën. Aksionet e AstraZeneca në bursë ranë me 1.7% pas lajmit të vdekjes së sotme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI