Flash

Gratë naftëtare mesazh Ramës: Kemi besim tek ju, të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë me ne

Lapsi.al 22 October 2020
Gratë naftëtare mesazh Ramës: Kemi besim tek ju, të ngrihet

Gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e 8-të të grevës në Ballsh teksa sot i kanë përcjellë një mesazh ndryshe kryeministrit Edi Rama.

Ato sot janë shprehur se kanë besim se Rama do e zgjidhë situatën e tyre,teksa i propozojnë që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë.

Më tej ato thonë se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më uzina e naftës në Ballsh.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semurë. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”- tha njëra prej grevistëve.

Nga ana tjetër grevistet sërish këmbëngulin se do i qëndrojnë deri në fund kërkesave fillestare të tyre dhe nuk gënjehen me premtime boshe të kryeministrit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI