Flash

Çështje qokash/ Alket Islami, do mbështes Veliajn se më ka mbështetur

Lapsi.al 22 October 2020
Çështje qokash/ Alket Islami, do mbështes Veliajn se më ka

Në paradën e personazheve të shou bizit që po sffilojnë në përkrahje të "njeriut të punës" Erion Veliaj këtë herë radha i takoi mjeshtrit të  fluturimeve Alket Islami Ai i ka dhën një intervistë të gjatë gazetares Ani Jaupaj për Dritare.net ku ndryshe nga velinat dhe këngëtaret që bëjnë hipokrizi me tekste që i recitojnë pasi i marrin të gatshme (POSHTE), është përpjekur të jetë i sinqertë. Dhe meqë ali Eri i ka bërë qoka në promovimet e librave dhe kur ka fluturuar me balonë, Alketi po i kthen në politikë. "Përkrahja nuk diskutohet që në momentin që ekspozohesh me të dhe nuk kam pse të mos e bëj kur edhe ai më ka mbështetur përherë, respekti ka qenë i ndërsjellë. Kudo dhe kurdo që e kam ftuar ka qenë aty, si në promovimet e albumeve të mia ashtu edhe kur e kam ftuar në fluturime. Kur bashkëpunimet bëhen në një shtrirje të gjatë kohore, marrëdhënia bëhet doemos edhe miqësore" ka thënë islami për Dritare.net.

©Lapsi.al

Eneda Tarifa: Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj... - Abc News

Eli Fara sulmohet pas vendimit për të hyrë në politikë – Epoka e Re

bona - JavaNews.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI