Flash

Mbyllet të shtunën rrethrrotullimi tek 'Shqiponja'/ Ende mister zgjidhja e devijimit të trafikut

Lapsi.al 22 October 2020
Mbyllet të shtunën rrethrrotullimi tek 'Shqiponja'/ Ende

Ditën e shtunë do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Shkak janë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit, që pritet të zgjasin 4 muaj.

Autoritetet rekomandojnë rrugën e vjetër të Ndroqit ose Rrogozhinë Elbasan.

Pritet që të ketë një njoftim zyrtar se si do të devijohet qarkullimi rrugor, ndërkohë që si opsion mbetet rruga për në Kashar, e cila ka dalje dhe në autostradë tek mbikalimi i Kamzës.

Dy ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi planin për menaxhimin e trafikut, ndërsa tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

“Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temper...

09:14

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI