Flash

Banda e Lushnjes, krahu i djathtë i Aldo Bares kërkon uljen e dënimit

Lapsi.al 22 October 2020
Banda e Lushnjes, krahu i djathtë i Aldo Bares kërkon uljen e

Numri 2 i ish-bandës së Lushnjës Enver Dondollaku, i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Peqinit, kërkon të ulë vitet e vuajtjes së dënimit.

Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Elbasan ku kërkon që drejtësia shqiptare t’i përllogarisë si pjesë e dënimit edhe ditët e paraburgimit që ka vuajtur në burgjet italiane, ku u arrestua për llogari të Interpolit.

Dondollaku është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë më 18 dhjetor 2013, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me një vendim të vitit 2009, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e një sërë veprash të rënda penale.

I ekstraduari Enver Dondollaku, si pjesëtar i një bande kriminale në qytetin e Lushnjës, është deklaruar fajtor për kryerjen vepra penale: “Vrasje me paramendim” të shtetasve Xhevat Demiri, Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, vrasje e mbetur në tentativë për shtetasin Gramoz Selmani, gjithashtu dhe veprat penale të “Shkatërrim i pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas Prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.

Më herët, të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe anëtarë të tjera të bandave kriminale të vitit 1997.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43