Flash

Meta do më shumë Margaritën se Monikën, por çfarë thotë Kryemadhi

Lapsi.al 16 October 2020
Meta do më shumë Margaritën se Monikën, por

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për “deklaratën e dashurisë” së bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës Ilir Meta se “donte më shumë Margaritën (Tutulani) sesa Monikën”. Ajo thotë se e kupton Metën pasi sipas saj ai e ka të rrënjosur dashurinë për Luftën anti-Fashiste Nacional Çlirimtare.

“Për sa i përket të qenit i majtë dhe për sa i përket të qenit patriot mendoj që është jetësore në përditshërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me luftën anti-fashiste Nacional Çlirimtarë. Unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua.

Pse e them këtë? E them sepse adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi.

Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë.

Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë jam parë vetëm ambasadorë që dekoron ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot. Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit ka qenë një nga themelueset e LSI” - tha Kryemadhi në emisionin “Java” në RTSH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI