Flash

Flet Basha: Pse ndërhyra me telefon në emisionin e Ramës

Lapsi.al 16 October 2020
Flet Basha: Pse ndërhyra me telefon në emisionin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka sqaruar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se pse ndërhyri me telefon në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Basha tha se për të nuk ishte problem që debatoi me kryeministrin me telefon në kushte të pabarabarta.

“Hyra në telefon për një gjë të thjeshtë. Kur faktet i ke me vete, argumentet i ke me vete, ligjin e ke me vete dhe të vërtetën e ke me vete pak rëndësi ka nëse je me telefon apo je aty. Të gjithë e morën vesh që jo vetëm kemi të bëjmë me një gënjeshtar, por edhe me një frikacak që nuk pranon debat.

Ai humbi në atë debat sepse ai nuk i dha përgjigje pyetjes kryesore se ku i ka çuar 75 milionë euro me inceneratorët. Nuk ka ndodhur që një kryeministër të ngrihet ashtu nga kolltuku dhe të bëjë ato që bëri ai” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI