Flash

Buxheti merr borxh për paga, pensione dhe interesa borxhi

Lapsi.al 16 October 2020
Buxheti merr borxh për paga, pensione dhe interesa borxhi

Pandemia ka krijuar një situatë të vështirë në financat publike, ku për herë të parë që prej vitit 2013, qeveria po merr borxh për paga, pensione dhe pagesën e interesave të borxhit.

Ligji i Buxhetit ka një rregull fiskal, i cili detyron financat që të mos mbajnë një nivel defiçiti buxhetor më të lartë se shpenzimet kapitale, çka do të thotë se borxhi duhet të merret vetëm për investime publike dhe jo për të financuar nevojat bazë: shlyerje borxhi dhe paga e pensione.

Sipas treguesve fiskalë janar-shtator të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që prej muajit maj, niveli i defiçitit në buxhet është më i lartë se investimet publike.

Në fund të shtatorit, paratë e dhëna për shpenzime publike ishin 470 milion dollarë, ndërsa defiçiti arriti 580 milion dollarë, 110 milion dollarë më shumë.

Qeveria parashikon që deri në fund të vitit, borxhi i marrë këtë vit të jetë 450 milion dollarë më i lartë se investimet publike, brenda të cilave llogaritet edhe fondi i rindërtimit.

Shkak për këtë situatë është bërë dhënia e dy paketave të ndihmës financiare për pandeminë dhe rënia e të ardhurave nga taksat në buxhet.

Në total për 9- mujorin e këtij viti, të ardhurat u tkurrën me 360 milion dollarë krahasuar me janar – shtatorin e një viti më parë, ndërsa shpenzimet rezultuan 200 milion dollarë më të larta.

Me ndryshimin e ligjit të menaxhimit buxhetor në muajin korrik, ekzekutivi i ka lejuar vetes që të shkelë rregullin e artë fiskal për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, shkruan Tv Klan.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI