Flash

Turqia i kërkon Shqipërisë të mbështesë Azerbajxhanin në luftën ndaj Armenisë

Lapsi.al 16 October 2020
Turqia i kërkon Shqipërisë të mbështesë

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk, ka folur së fundmi në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakhut. Ai shprehet se Ajzerbajxhani ka nevojë për mbështetjen e partnerëve europianë mes të cilëve duhet të jetë edhe Shqipëria.

Ai thotë se Shqipëria duhet të dalë në krah të Azerbajxhanit pasi në këtë mënyrë mund të mbrojë interesat e saj. Ai ka pohuar po ashtu se vendi i tij Turqia është rreshtuar që në fillim në krah të azerëve, madje është akuzuar nga Armenia dhe vende të tjera, kryesisht të Europës Perëndimore se po e mbështet atë, sakaq shton se kjo e fundit është fajtore për rindezjen e konfliktit mes dy vendeve të Evropës.

“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria. Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjetike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europë.

Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile me artileri të rëndë dhe raketa në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e armëpushimit dhe ligjet ndërkombëtare për Vijën e Kontaktit në Nagorni Karabak. Me këtë akt agresioni ndaj Azerbajxhanit, Armenia provoi edhe njëherë se është pengesa kryesore për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon” - thotë në një editorial për “Albania Daily News” ambasadori turk në Tiranë. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="800"]Featured image of article: Turqia i kërkon Shqipërisë që të rreshtohet në krah të Azerbajxhanit Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk[/caption]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI