Flash

Putin anulon vizitën në Beograd pas afrimit të Vuçiç me SHBA

Lapsi.al 14 October 2020
Putin anulon vizitën në Beograd pas afrimit të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, ashtu siç kishte paralajmëruar në disa raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Gazeta serbe “Danas” shkruan se sipas burimeve të saj diplomatike Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Ëashington ku u firmosen zotime nga Serbia dhe Kosova për normalizim ekonomik.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozoi Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, - ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

Vuçiç gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor tha se Putini i kishte konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiç e quajti këtë një “ngjarje të mahnitshme”, por duhet se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI