Flash

Pse seksi me “ish”-in tuaj është kaq joshës

Lapsi.al 14 October 2020
Pse seksi me “ish”-in tuaj është kaq joshës

Divorci është emocionalisht i vështirë. Sigurisht, ka edhe nevoja fizike të njeriut, por ndodh që shumë njerëz gjejnë ngushëllim pikërisht te partneri i tyre pas divorcit për shkak të një frike të thjeshtë dhe të përgjithshme nga e reja dhe e panjohura, dhe për shkak të një ndjenje dhe rutine të njohur.

Psychology Today citon studiues të Universitetit Northwestern se seksi bëhet më komod dhe pasionant kur e bën me ish-in tënd sepse lidhja midis jush tashmë ekziston. Ju keni pasur marrëdhënie seksuale në të kaluarën dhe keni një lidhje të thellë të përbashkët që nuk do të zhduket kurrë, pa marrë parasysh sa e vështirë ose e çrregullt ishte ndarja.

“Kthimi te një “ish” në aspektin seksual do të jetë përgjithmonë një fenomen”, - thotë ekspertja e marrëdhënieve Audrey Hope. “Ju nuk keni pse të jeni në të njëjtën dhomë me ish-të dashurin ose bashkëshortin tuaj, por përsëri do të ndjeni një lloj lidhje me të.” Por sipas studiuesve ka edhe disa arsye pse seksi me një “ish” është ende një ide e keqe.

Seksi i mirë nuk ndodh pa një lloj lidhjeje emocionale. Pavarësisht se sa mirë ishte më parë, nuk do të jetë aq e mirë edhe tani pasi marrëdhënia që keni pasur ka shkuar në minimum. Ju jeni divorcuar pasi marrëdhënia që keni pasur dikur është zhdukur ose ka ndryshuar. Prandaj, mos prisni menjëherë një kthim emocional në të kaluarën. Pasioni i papërpunuar dhe tërheqja fizike mund të jetë e vetmja gjë që ju lidh për momentin.

Sigurisht që ekziston një lidhje emocionale e pamohueshme midis dy personave që janë fizikisht të afërt, por dashuria kërkon shumë më tepër sesa thjesht seks. Duhet respekt i ndërsjellë dhe dëshirë për të vendosur nevojat e të tjerëve përpara asaj. Por, padyshim që asnjëri prej jush nuk e bën këtë, sepse nëse do ta bënit vërtet, nuk do të ndaheshit.

Pra, nëse përpiqeni ta ‘bëni’ atë të dashurohet me ju dhe të kthehet në martesën tuaj, ka shumë të ngjarë të dështojë. Nuk ka magji që do ta bëjë dikë të dashurohet me ty. Sigurisht, gjithçka varet nga situatat personale dhe arsyet e divorcit, por shanset janë të mëdha që ju të dilni nga seksi i rastit me ish-in tuaj edhe më shumë të lënduar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43