Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kryemadhi: Pas largimit të Ramës, drejtimin e PS nuk e merr Veliaj, por një grua

Lapsi.al 14 October 2020
Kryemadhi: Pas largimit të Ramës, drejtimin e PS nuk e merr Veliaj,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se ka informacione të sakta se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, pas largimit të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për FaxNews, Kryemadhi tha se nuk besonte që pas Ramës, drejtimin e PS-së ta marrë Erion Veliaj. Ajo tha se mes kupolës rozë ka filluar gara dhe se mund të jetë një grua ajo që do të ngjitet në krye të saj.

“Nuk besoj se do jetë Erion Veliaj. Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare, por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve. Di që ka një konkurrencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë" - tha ajo.

Monika Kryemadhi ka zbuluar dy qarqet në të cilat mund të kandidojë për deputete.

“Është shpejt për të folur për listën e deputeteve të LSI-së. Po bëjmë zgjedhjen e delegatëve për Konventën e partisë me datën 5 dhjetor. Monika Kryemadhi përballet me këdo që i del para. Nuk ka të bëjë me interesin tim personal, por ka të bëjë me parimet. Nuk e kam problem fare. Akoma nuk e kam vendosur ku do të kandidoj për deputete, por kam dy ide Elbasan dhe Fier. Meqë me Kodin e ri e kanë vendosur kryetarin e partisë të kandidojë në 4 qarqe do të shikojmë” - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43