Flash

Basha: Kur të vijmë në pushtet do japim 100 mln euro për bujqësinë çdo vit, do heqim taksën ‘Rama’ për naftën

Lapsi.al 9 October 2020
Basha: Kur të vijmë në pushtet do japim 100 mln euro për

Lulzim Basha deklaroi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, çdo vitdo të akordohen 100 milionë euro për sektorin e bujqësisë.

Pas disa takimeve që ai zhvilloi me biznese në Lushnjë, Basha i tha mediave se plani i PD-së është një Shqipëri ku të fitojnë të gjithë. Ai shtoi se do të hiqet taksa Rama për karburantin.

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Plani ynë për bujqësinë, nuk do të bëjmë mrekullira, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht. Me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria. S’ka familje në Lushnjë, në Fier, që nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës.”, - tha Basha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu. Sipas ...

09:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI