Flash

Del VIDEO/ Kjo është parcela me kanabis ku u vranë 2 të rinjtë në Dukagjin

Lapsi.al 8 October 2020
Del VIDEO/ Kjo është parcela me kanabis ku u vranë 2 të

Vrasja e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ka sjellë dhe njëherë në vëmendje problematikën e mbjelljes së kanabisit në vend. Pas gjetjes së trupave të viktimave janë gjetur gjithashtu dhe disa parcela me lëndë narkotike, ku numri i rrënjve të mbjella arrin në 200. Faxweb ka arritur të sigurojë video nga parcela me drogë ku u gjetën dy të rinjtë e vrarë. Siç shihet dhe nga pamjet, megjithëse bima narkotike është shkulur, duken qartë gropat e shumta të mbjella me kanabis.

Kujtojmë se tre të rinjtë rezultuan të zhdukur që prej datës 3 tetor, datë kjo kur Danjel Pepaj sipas burimeve është rráhur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Konflikti ka nisur si pasojë e vjedhjes së një sasie kanabisi. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjèdhjes së parcelave me cánnabis por pas torturave është detyruar që të thotë po.

Nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit ndërsa atje ka marrë një ármë të fshehur dhe dyshohet se i ka qèlluar të dy personat që e kanë rráhur më përpara. Burime nga fshati Vrith tregojnë se nuk është vjèdhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me cánnabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcel veçmas.

Pas dyshimeve se mund t’i ketë qèlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qèlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdèkur apo jo”.

Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/videoplayback.mp4"][/video]

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI