Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Meta: E vërteta e akuzës se jam takuar me një person të inkriminuar

Lapsi.al 8 October 2020
Meta: E vërteta e akuzës se jam takuar me një person të

Pasi u akuzua nga kryeministri se ka takuar persona të skeduar nga OFL-ja, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me një akuzë të rëndë, duke theksuar se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar është ai. Presidenti sqaron në “Opinion” se kryeministri gënjen sa herë hap gojën.

Ai shprehet se Rama po mban peng procesin e integrimit të vendit, ndërsa shton se kryeministri nuk hap listat për shkak të frikës së humbjes së kontrollit të Partisë Socialiste.

"Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda.

Sa herë i ka hapur negociatat. Për Shqipërinë është e rëndë që ai ka ngritur murin e Rilindjes, jo Partisë Socialiste se ajo është në zemrën time, ka ngritur murin kundër integrimit evropian sepse ka frikë dhe tmerr nga votat në radhë të parë të Partisë Socialiste, prandaj nuk hap listat sepse me lista të hapura humb kontrollin e partisë dhe nuk del dot deputet.

Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra" - tha Meta.

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

Eliona Pitarka merr propozimin për martesë

Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë nga i dashuri dhe përgjigja e saj ka qenë “Po, përgjithmonë!”. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto...

18:08

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI