Flash

Basha me bizneset në Lushnjë: Këto janë muajt e fundit të së keqes. S’ka më premtime, por program

Lapsi.al 9 October 2020
Basha me bizneset në Lushnjë: Këto janë muajt e fundit

Ditën e sotme Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset në Lushnje për të dëgjuar nga afër problemet e tyre në këto kohë krize.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha prezantoi planin e PD për rimëkëmbjen, ndërsa tha se këto janë muajt e fundit të së keqes.

Një biznesmen u ankua se prej 4 vitesh ka hasur vështirësi me këtë biznes. "Nga kjo qeveri jam sulmuar. Dikush që është pro pushtetit, më sulmon. Pasi merr 8 mln euro nga AZHBR-ja." - u shpreh ai.

Basha shpjegoi pse nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD.

"Këto janë muajt e fundit të së keqes. Ta kuptojnë dhe ata çunat e rinj ty. Do ishin 7-8 ata nëse lekët do të kishin ardhur tek njerëzit. Do të ketë masa, do të ketë mirëqenie për të gjithë. Po të ulim naftën, do të japim mbështetje, dhe me ato para që do të marrësh nga biznesi dhe me mundësitë e tjera që do të japë konsumi do të shtosh staf e do të rrisësh pagat. Subvencione për fermerët, kontrolli i cilësisë së karburantit, dhe kalimi i këtyre parave jo tek një monopolist, këto janë pikat tona. Nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD. Plani që i kemi dhënë qeverisë për këto 6 muaj, ata s’kanë ndërmend që ta zbatojnë. Pasi ata s’kanë ndërmend që të ndihmojnë." - u shpreh kryetari i opozitës. ©Lapsi.al

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa rrezikuar reshje shiu. Sipas ...

09:06

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI