Flash

Rama: Çdo shqiptar do ketë mundësi të japë mendimin e tij për kandidatët e PS për deputetë

Lapsi.al 4 October 2020
Rama: Çdo shqiptar do ketë mundësi të japë mendimin e

Edi Rama deklaroi sot se përmes platformës dixhitale që prezantoi, jo vetëm anëtarësia e PS por edhe shqiptarët më gjerë do të kenë mundësi të japin opinionin e tyre lidhur me deputetët që duan.

I pari i qeverisë tha se pritet në ditët në vijim të hapet një tjetër proces, ku i gjithë opinioni publik ka të drejtë të zgjedhë individët që i pëlqen brenda PS-së.

“Në ditët në vijim ne do hapim edhe një proces tjetër sërish përmes platformës së PS, i ndarë në dy grupe jo vetëm për anëtarësinë por edhe për gjithë publikun lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do shohim krah, do i japim mundësi të gjithëve të japin opinione në lidhje me figura që gëzojnë respekt, tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitete të ndryshme, për të pasur mundësi vlerësimi dhe gjykimi në shkallë të gjerë.

Me listat e hapura të gjithë kandidatët në listë janë potencialisht të zgjedhshëm , na duhet që minimalisht ta dyfishojmë skuadrën, e kemi me 74 deputetë, tek listat e mbyllura vëmendja kryesore ishte tek pjesa fituese dhe tjetra një pjesë ku përpiqeshim të vlerësonim dhe promovonim figura , apo njerëz të rinj, por e dinim që nuk ishin të zgjedhshëm, ashtu sikur e dinin edhe ata. Sot që po ndryshon rrënjësisht ne duam të jemi sa më të përputhur me ndjesinë dhe pritshmërinë e opinionit në cdo qark në lidhje me skuadrën që do nxjerrim në fushë” - u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI