Flash

Ministri serb akuzon Ramën se po krijon “Shqipërinë e Madhe”, kryeministri pyet Vuçiç: A është kjo një meme? Përndryshe duhet ta dënoni këtë shfaqje të mjerë

Lapsi.al 3 October 2020
Ministri serb akuzon Ramën se po krijon “Shqipërinë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri dje ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, i cili përdori ndaj shqiptarëve termin fyes; “shiptarima” dhe tha se po krijohet “Shqiperia e Madhe”. Përmes një mesazhi në Twitter Rama i është drejtuar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku uron që qëndrimi i Vulin të jetë një meme.

“A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, tha Rama.

Deklarata e Vulin

Vulin në një deklaratë dje për mediat e nisi fjalimin e tij duke folur për “Shqipërinë e Madhe”, ku sipas tij, formimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan. Ndër të tjera Vulin lëshoi akuza dhe për kryeministrin Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin teksa “Shqipëria e Madhe” po formohet. Vulin tha se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tashmë Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. “Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre”, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen. “Shqipëria e Madhe” është një katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Ajo që u jepni ‘shiptarimave’, nuk do t’i ndalojë serbët”, tha Vulin.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI