Flash

Qëndrimi për rrjetin 5G, SHBA shpërblen Shqipërinë me ndërtimin e HEC-it të Skavicës

Lapsi.al 3 October 2020
Qëndrimi për rrjetin 5G, SHBA shpërblen Shqipërinë me

Shqipëria ishte ndalesa e fundit e një turi dyjavor nëpër Europë e nënsekretarit amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, por në Tiranë ai u shpreh i lumtur që më të mirën la për në fund.

“Për dy javë i rashë këmbë e kryq Europës,  por jam i lumtur që më të mirën lashë për në fund” tha ai.

Ai falenderoi qeverinë shqiptare për qasjen ndaj 5G dhe rreshtimin përkrah shumë vendeve të tjera të NATO-s në rrjetin e pastër.

“Kërcënimi i privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë. Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët.

Rregullat e BE për 5G janë zhvilluar për këtë arsye. Rrjeti i pastër përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumë vjeçare të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar njerëzish dhe kompanish. Deri tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër.

Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vende të tjera. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër. Shqipëria është bashkuar me valën e rrugës së pastër dhe ne jemi të kënaqur”.

Pikërisht ky qëndrim duket se do të hapë dhe rrugën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes SHBA-BE dhe shtimin e investimeve amerikane në vendin tonë, duke nisur me ndërtimin e HEC-it të Skavicës.

Krach tha se rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, do krijojë vende të reja pune, ndërsa e quajti Skavicën një projekt historik.

“Ky është një hap i rëndësishëm për shtrirjen e bashkëpunimit dhe investimeve amerikane. Është projekt i rëndësishëm, nuk mund të kishte zgjedhur partner më të mirë për ndërtimin. Skavica do ti sjellë Shqipërisë energji shtesë. Ky projekt historik do jetë pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë”.

Shqipëria dhe SHBA nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit Ekonomik, një hap madhor në marrëdhëniet mes dy vendeve, që e bën Shqipërinë një adresë të besueshme për investimet amerikane.

Bashkëpunimi strategjik për rrjete digjitale të sigurta, zhvillimi i burimeve hidrike dhe përpunimi i gazit të lëngshëm janë në interesin e përbashkët të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre. Një automjet është përplasur me një bordurë dhe është lënduar leh...

09:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI