Flash

Iu gjetën 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 62-vjeçari nga Tropoja

Lapsi.al 3 October 2020
Iu gjetën 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 62-vjeçari

Një operacion antidrogë është finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ku u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike kanabis dhe bimë kanabis. Ndërkohë është arrestuar autori.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, zhvilluan me sukses operacionin antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.S., 62 vjeç, banues në fshatin Bradoshnicë, Tropojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 62-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe disa bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Pylli”, sipër fshatit Bradoshnicë u gjetën disa bimë në proces tharje të dyshuara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Vetëvendosje: Rama, doganieri i Serbisë

“Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist”. Kështu nis...

22:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI