Flash

FOTO/ Operacion i madh antidrogë në Greqi, 7 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 2 October 2020
FOTO/ Operacion i madh antidrogë në Greqi, 7 shqiptarë në

10 persona u vunë në pranga nga policia greke që sipas saj ishin anëtarë të një organizate që shpërndante kanabisi në të gjithë Greqinë. Sipas të njëjtave burime ajo arriti të fitonte nga 1.5 në 1.8 milionë euro nga ky aktivitet. Gjatë operacionit, dhjetë anëtarë të organizatës u arrestuan. Në pranga u vunë 3 grekë dhe 7 shqiptarë nga të cilët, 5 ishin gra.

Policia greke tha se zbuloi plantacione të mëdha në zonat e Atikës, Arkadisë dhe Korintit. Nga hetimet doli se organizata kriminale kishte një strukturë hierarkike me role të dallueshme të anëtarëve të saj. Ajo kishte një udhëheqës, personin përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e plantacioneve, kultivimin, ruajtjen, furnizimin me pajisjet e duhura dhe informacion-komunikim midis anëtarëve të tij.

Policia tha se sekuestroi gjithsej 622 fidanë kanabisi si dhe ekstrakte të bimëve me peshë 90 kg, kërp të papërpunuar, 5 peshore precize elektronike, 27 telefona celularë, makina 18255 euro, laptop, tabletë, grusht hekuri metalik dhe materiale e pajisje për zhvillimin dhe furnizimin me ujë të të korrave. ©LAPSI.al

Στη «φάκα» οργάνωση που καλλιεργούσε κάνναβη σε Αττική, Αρκαδία και Κορινθία

Στη «φάκα» οργάνωση που καλλιεργούσε κάνναβη σε Αττική, Αρκαδία και Κορινθία

Στη «φάκα» οργάνωση που καλλιεργούσε κάνναβη σε Αττική, Αρκαδία και Κορινθία

Të këshilluara

Vetëvendosje: Rama, doganieri i Serbisë

“Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist”. Kështu nis...

22:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI