Flash

Letra e Trump për 5G/ One Telecommunication: Të parët që iu bashkuam nismës

Lapsi.al 2 October 2020
Letra e Trump për 5G/ One Telecommunication: Të parët që iu

Kryeministri Edi Rama mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ndër të tjera në letër, z.Trump përmend ndikimin negativ sipas tij të Kinës në botë dhe vlerëson "lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit".

Trump vlerëson mbështetja e hapur të qeverisë shqiptare për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit dhe thotë se ky vend po jep një shembull të fortë. Presidenti paralajmëron se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

"Letra e Trump vjen pak kohë pasi ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra.

Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Një investim rrënjësor prej 92 milionë euro po modernizon rrjetin e kësaj kompanie dhe për këtë është zgjedhur gjiganti botëror i teknologjisë Ericsson. Në fund të procesit, qytetarët shqiptarë do të komunikojnë sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë" - thuhet në njoftimin e ONE Telecommunications. ©LAPSI.al.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI