Flash

KQZ-ja e re, mbyllet procedura për përzgjedhjen e anëtarëve (Emrat)

Lapsi.al 2 October 2020
KQZ-ja e re, mbyllet procedura për përzgjedhjen e anëtarëve

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbyll procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së.

Në respekt të marrëveshjes politike të 5 Qershorit dhe në zbatim të dispozitave kalimtare të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të pranishëm në mbledhjen e pasdites së sotme ishin: Kryetari i komisionit Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit:  Adnor Shameti, Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Neni 183 i Kodit Zgjedhor për formimin kalimtar të organeve drejtuese dhe administratës zgjedhore përcakton se Komisioni Parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Në zbatim të këtij përcaktimi, Komisioni përzgjodhi emrat:

1. Ilirjan Celibashi

2. Ilirjan Rusmali

3. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të dispozitave ligjore, i dërguari i posaçëm pranë komisionit Bylykbashi eleminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Ilirjan Rusmali.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:

1. Ilirjan Celibashi

2. Ardjan Myslimaj

Në zbatim të procedurës, Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit për komisionerin.

1. Lealba Pelingu

2. Agron Haxhimihali

3. Hysen Osmanaj

Komisioni, me votim eleminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të Hysen Osmanaj.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e nënkomisionerit:

1. Lealba Pelingu

2. Agron Haxhimihali

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit Rregullator zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit Rregullator:

1. Ilirjana Nano

2. Dritan Çaka

3. Odeta Berberi

4. Muharrem Çakaj

5. Helga Vukaj

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:

1. Ilirjan Rusmali

2. Elvin Lako

3. Koli Bele

4. Elvis Çefa

5. Ledio Braho

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

Të këshilluara

Shtrohet në spital Klement Balili

Kelment Balili i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit është shtruar në spital. Mësohet se i njohuri ndryshe si Eskobari i Ballkanit, është n...

16:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI