Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

SHBA rikthen Bechtel në Shqipëri, Rama firmos në prani të dërguarit amerikan në Tiranë

Lapsi.al 3 October 2020
SHBA rikthen Bechtel në Shqipëri, Rama firmos në prani të

Nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta. Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ekonomik, por jo vetëm kaq.

Nën Sekretari Krach dhe Kryeministri Rama nënshkruan kontratën për projektin e hidrocentralit të Skavicës midis qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të njohura të inxhinierisë dhe ndërtimit në Amerikë, Bechtel. "Ky hidrocentral do të ndihmojë vendin në përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin e energjisë" u tha në takim ndërsa nën-Sekretari Krach përshëndeti interesin e Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe shprehu besimin e tij se "Bechtel do të ishte një partner i shkëlqyeshëm".

“Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë”, u shpreh Rama.

Gjigandi amerikan Bechtel , së bashku me kompaninë turke Enka kanë qenë dy kompanitë kontraktore për ndërtimin e rrugës së Kombit dhe u vunë në qendër të akuzave nga opozita socialiste për çmimet e larta në kontratë.

Gjatë takimit me presidentin Ilir Meta, nën-sekretari Krach shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në përpjeket në luftën ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, të cilat, kur të jenë të suksesshme do të sjellin më shumë investime dhe mundësi biznesi nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi vlerësoi kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka vizita e tij për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

“Ne mirëpresim investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI