200 kg janë përdorur pasditen e sotme për të hedhur në erë një pallat 14 katësh në lagjen nr. 16 në Durrës. Një shpërthim i kontrolluar i IKMT-së shembi pallatin, i cili u shpall i pabanueshëm, pasi u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës, IKMT kreu shpërthime të brendshme. Një specialist i batalionit të xhenios është lënduar nga shpërthimi. I plagosuri është transportuar në spital me urgjencë për të marrë mjekim.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-03-at-17.39.41.mp4"][/video]
Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-03-at-17.35.29.mp4"][/video]