Flash

Veteranët kundërshtojnë arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së

Lapsi.al 3 October 2020
Veteranët kundërshtojnë arrestimet e krerëve të

Të padrejta e spektakël i konsiderojnë arrestimet nga Gjykata Speciale, ndaj udhëheqësve të OVL-UÇK-së, veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Veterani i UÇK-së, njëherësh sekretar në Degën e OVL- UÇK në Ferizaj, Nexhat Shahini, thotë se pamjet e arrestimit të udhëheqësve të Organizatës irritojnë veteranët, pasi sipas tij, një veprim i tillë nuk ka qenë i nevojshëm. Vetë Gjykatën Speciale, Shahini e quan si të padrejtë dhe si politike, ku thotë se po gjykohet viktima dhe jo ai që ka bërë krime. “Është Gjykatë politike, sikur të ishin të përfshira në gjykime të gjithë grupet e përfshira në luftën e Kosovës sigurisht që nuk do të kishte vend për ta kundërshtuar, por përderisa është e njëanshme dhe përndjek vetëm ushtarët e UÇK-së mendoj që është politike për t’ia bërë qejfin kërkesave të Serbisë”, thotë ai. Veterani i UÇK-së Nazmi Hajdari, që ka qenë pjesë e Zonës Operative të Nerodimës, thotë se të gjitha arrestimet e ditëve të fundit janë një e padrejtë që po i ndodh Kosovës. Ai thotë se Gjykata Speciale është një e padrejtë që po i ndodh UÇK-së, pasi sipas tij nuk po gjykohet forca që ka bërë krime por po gjykohet lufta çlirimtare. Policia e EULEX-it ka arrestuar kryetarin e organizatës së OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI