Flash

SHBA-ja dhe Shqipëria firmosin memorandumin ekonomik, pjesë e saj hidrocentrali i Skavicës

Lapsi.al 3 October 2020
SHBA-ja dhe Shqipëria firmosin memorandumin ekonomik, pjesë e saj

Shqipëria dhe SHBA-ja kanë nënshkruar në Tiranë një memorandum për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Teksa ndodhej në një vizitë zyrtare, nënsekretari i  SHBA-së për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach dhe kryeministri Edi Rama kanë firmosur memorandumin që sipas Ramës, do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të vendeve të tjera të huaja në Shqipëri.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është investimi i hidrocentralit të Skavicës, në të cilin shteti amerikan do të financojë dhe në ekspertizë, si dhe perkrahja qe shteti shqiptar ka dhene per rrjetin 5G.

“Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Ndërkohë që do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të përkthehet në rritje ekonomike, punësim e përfitim reciprok”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI