Flash

Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, socialistët vijojnë mbledhjen

Lapsi.al 2 October 2020
Opozita parlamentare bojkoton Komisionin e Ligjeve, socialistët

Edhe sot, opozita parlamentare e ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve pasi sipas tyre as formula e re e paraqitur nga Partia Socialiste nuk i hap listat 100%. Megjithatë, mbledhja për miratimin nen për nen të ndryshimeve nuk është ndërprerë pasi socialistët e kanë vijuar atë të vetëm, me disa deputetë zëvendësues. Ndër deputetët zëvendësues nga opozita parlamentare, që nuk kanë pranuar të braktisin mbledhjen, janë Aurora Mara, Ediola Braha dhe Nimet Musai të ardhur nga listat e LSI-së.

Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se propozimi i PS-së është ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi te gjitha për shqiptarët. Ndërkohë edhe deputeti Ralf Gjoni u shpreh i revoltuar pas daljes nga mbledhja. “Kush voton është lapanjoz. Nuk përfaqëson neve asnjë nga këta që ngelën këtu”, tha Gjoni.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI