Një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.
Saktësisht, në orën 10:50 mjeti me drejtues I.D, ka përplasur 65-vjeçarin P.N.
Ai u dërgua në spital dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.