Flash

Rama: Mosliberalizimi i vizave është turp për BE-në, Kosova është marrë peng

Lapsi.al 2 October 2020
Rama: Mosliberalizimi i vizave është turp për BE-në, Kosova

Një turp për Bashkimin Europian e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, mosliberalizimi i vizave për kosovarët.Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Kosova është bërë peng i dinamikave të brendshme të disa vendeve të BE-së.

“Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si mbaroi në palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend tjetër. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që i kam takuar në Evropë dhe akoma nuk arrijë dot ta kuptoj asgjë nga ato që thonë, por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash, sipas konfiguracionit elektoral në një vend dhe një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi”- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama tha se zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk ka sjellë asgjë të keqe, përveçse shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore. Rama falenderoi Kosovën për ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës së tërmetit.  “Nuk do ta harroj asnjëherë dhe nuk do të mungoj asnjëherë në përsëritjen e mirënjohjes për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për frymën e ngrohtë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira për Shqipërinë, në historinë e saj, që ishte dita pas tragjedisë së 26 nëntorit. Dua t’i falënderoj me shumë respekt”,tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI