Flash

Kundërshtoi me dhunë efektivin, arrestohet i riu në Tiranë

Lapsi.al 1 October 2020
Kundërshtoi me dhunë efektivin, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, dhe më pas pasi e ka goditur është larguar nga vendngjarja.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A. G., 27 vjeç u kap pas disa minutash ndjekjeje nga forca e posaçme “Shqiponjat”.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave”, në vendin e quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit” i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMW”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke goditur me mjet punonjësin e Policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., për veprat penale “Mosbindje e punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë me dhunë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI