Flash

Arrestohen tre persona në Tiranë për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit

Lapsi.al 1 October 2020
Arrestohen tre persona në Tiranë për ushtrim të

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar tre persona.

"Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë aktivitet, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Policia e Tiranës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në dy lokale zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtyre lokaleve.

Si rezultat i kontrollove, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij, në një kompjuter të ndezur është i është gjetur një faqe interneti e cila dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. G., 53 vjeç dhe R. D., 23 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit e mësipërm për të ushtruar këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari e tyre e jashtëligjshme, 4 aparate celular dhe njësia kompjuterike", shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për ...

17:39

Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani. Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjy...

17:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI