Flash

"Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit" gjykatësja e arrestuar shpërthen në ulërima

Lapsi.al 1 October 2020
"Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e

Ka shpërthyer në akuza dhe britam Mimoza Margjeka, gjyqtarja e Apelit që u la në burg për një rast të dyshuar korrupsioni në Korçë dhe që akuzon politikën e i ka kurdisur një proces gjyqësor për shkak se nuk pranoi t'i jepte mandatin kryetares së Bashkisë së Durësit Valbona Sakos, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

"Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit. Ai është një vend me krim, me banda, me terror. I gjithë procesi ndaj meje është politik, por unë nuk jam penduar, isha e bindur. Kërkova mediat në sallën e gjyqit, por gjyqtarët janë të terrorizuar nga vetingu. Nuk kanë asnjë provë, asnjë provë" u shpreh Mimoza Margjekaj ndërsa i kaloi dosjen gazetares Klodiana Lala.

Mimoza Margjekaj refuzoi t'i japë mandatin Valbona Sakos, kandidates së PS në Durrës pasi i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 30 Qershorit, me arsyetimin se ishte regjistruar një kandidate tjetër e Bindjes Demokratike jashtë afateve ligjore.

Margjekaj së bashku me të shoqin është arrestuar për një cështje të dyshuar korrupsioni, për të cilën dyshohet se i morën para një të paraburgosuri për t'i ndryshuar masën e arrestit.

Të këshilluara

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për ...

17:39

Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani. Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjy...

17:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI