Flash

Pas incidentit në Kastellorizo, Turqia: E respektojmë flamurin grek

Lapsi.al 30 September 2020
Pas incidentit në Kastellorizo, Turqia: E respektojmë flamurin grek

Turqia ka reaguar për herë të parë për incidentin në ishullin kufitar Kastellorizo ku një dron që në sfond kishte himnin turk ngjyrosi me bojë të kuqe flamurin grek të pikturuar mbi disa shkëmbinj.

Ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşolulu tha se Turqia ka respekt për flamurin grek siç ka dhe për të vetin.

Sipas tij Turqia edhe në luftëra ka respektuar gjithmonë flamujt e simbolet e të tjerëve dhe pret që shtetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne, si komb, jemi të ndjeshëm ndaj flamurit tonë dhe të gjithë janë të ndjeshëm ndaj flamurit të tyre. Flamuri ynë u dogj kohët e fundit në Greqi dhe ne reaguam. Ne duhet të tregojmë ndjeshmërinë që i tregojmë tonës dhe flamurit të të tjerëve. Ne nuk i gjejmë sulmet e flamurit siç duhet. Kjo sepse marrëdhëniet me Greqinë janë të tensionuara. Ne nuk do ta braktisim qëndrimin themelor. Edhe në luftëra, kombi turk respektoi flamujt dhe simbolet e të tjerëve. Ne presim respekt për flamurin tonë “.- tha ministri.

5 ditë më parë ishulli i Kastellorizo u zgjua i tensionuar pasi një dron në orët e para të mëngjesit zgjoi qytetarët me himnin turk në sfod dhe njollosi flamurin grek. Ishulli është shumë afër Turqisë dhe gjithmonë ka rënë pre e tensioneve midis dy shteteve, rrymës së klandestinëve apo nacionalizmave.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI