Bernd Borchardt largohet përfundimisht nga Shqipëria, kush e zëvendëson në postin e drejtimit të zyrës së OSBE-së në Tiranë
Italiani, Vicenzo Del Monaco, do të marrë drejtimin e zyrës e OSBE-së në Shqipëri. Ai zëvendëson në këtë post, gjermanin Bernd Borchardt, misioni të cilit u kritikua nga opozita për njëanshmëri. “Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”, shkruan misioni italian në OSBE. Ambasadori i ri vjen ndërkohë që klasa politike në vend nuk ka gjetur dakodësi për Kodin Zgjedhor, ndërsa numri dy i CDU/CSU kërkoi gjatë ditës së djeshme që ky Kod të certifikuar nga misioni i OSBE/ODIHR.