Flash

Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: Mazhoranca nuk ka vullnet për reformën zgjedhore

Lapsi.al 30 September 2020
Opozita parlamentare bojkoton mbledhjen: Mazhoranca nuk ka vullnet për

Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, mëngjesin e sotëm, në të cilin po diskutohej nen për nen projektligji për Kodin Zgjedhor. Në një deklaratë, ata thonë se në komision nuk ka vullnet pozitiv nga ana e mazhorancës për të realizuar reformën zgjedhore.

Deputetja Rudina Hajdari ftoi kolegët e saj që të bojkotonin tryezën. Sipas Hajdarit, tryeza u braktis për shkak se mazhoranca nuk ka vullnet pozitiv për të realizuar një reformë, që të gëzojë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ajo tha se opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar.

“Vendosem ta bojkotojme seancen e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca per te realizuar ate reforme madhore per te cilën gezojmë sot mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, pra hapjen reale dhe 100% te listave. Nese maxhoranca do te vazhdoje ne kete rruge, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete. E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorëzohemi”, -tha Hajdari.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI