Pas deklaratave të Partisë Demokratike që paralajmëroi padi penale pas denoncimeve të ndryshme nga qytetarët për zhvendosjen e gjendjes civile, ka ardhur reagimi i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lleshaj e cilëson mashtrim dhe qesharake akuzat e PD-së, duke thënë se bëhen me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Ministri deklaroi se asnjë ndryshim nuk po ndodh dhe nuk do të ndodhë me qendrat e votimit dhe se ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen.
Sipas tij, procesi po kryhet në zbatim të ligjit dhe qendrat e votimit të tyre nuk do të ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lleshaj i sugjeron PD-së të shkojë në prokurori për të bërë kallëzimin.