Flash

INSTAT: E goditur nga pandemia, ekonomia ka rënë 10,23% në tremujorin e dytë

Lapsi.al 30 September 2020
INSTAT: E goditur nga pandemia, ekonomia ka rënë 10,23% në

Shqipëria me rënie të fortë ekonomike dy shifrore.

Instituti i Statistikave raporton se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie drastike me më shumë se 10.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Muajt Prill-Maj-Qershor përkojnë me periudhën kur vendi u izolua për shkak të virusit Covid-19 që ra në botë duke përfshirë edhe vendin tonë.

Kjo është tkurrja më e fortë që prej vitit të krizës së piramidave në vitin 1997. Sipas Institutit të Statistikave të gjithë sektorët në periudhën e pandemisë kanë rezultuar me tkurrje, por më e larta ishte në degët tregti, transport, akomodim, shërbim ushqimor ndërsa me rritje kanë rezultuar vetëm dy degë, bujqësia dhe pasuritë e paluajtëshme, ku pas tërmetit pati një interes të shtuar drejt agjentëve imobiliare për të ndryshuar shtëpi.

Ky është tremujori i tretë radhazi me rënie vjetore duke e futur zyrtarisht ekonominë vendase në recesion. Për të gjithë vitin qeveria parashikon që rënia ekonomike të jetë rreth 4.5% ndërkohë parashikimet e institucioneve ndërkombëtare si FMN, BERZH edhe Bankë Botërore janë më të zymta dhe flasin për një rënie ekonomike nga 5% deri 9%.

Të këshilluara

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për ...

17:39

Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani. Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjy...

17:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI