Flash

Hajdari: Partia Socialiste po këmbëngul për një draft hileqar

Lapsi.al 1 October 2020
Hajdari: Partia Socialiste po këmbëngul për një draft

Deputetja Rudina Hajdari, në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se Partia Socialiste po këmbëngul për një draft hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%.

Hajdari iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare që të refuzojnë të shkojnë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa e tyre për hapjen 100% të listave.

“Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft që është hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%. Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje PS dhe kujto që është serioz për hapjen e listave. Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Hajdari.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI