Flash

Gjiknuri sqaron propozimin për opozitën: Nuk do bëjmë konsensus me modele jo europiane

Lapsi.al 1 October 2020
Gjiknuri sqaron propozimin për opozitën: Nuk do bëjmë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, kryetari Damian Gjiknuri ka thënë se opozita e Bashkuar me propozimin e saj për të ruajtur koalicionet sicc janë, ka për qëlllim të bojkotojë procesin zgjedhor.  Sipas tij, Kodi aktual nuk mund të qëndrojë ashtu siç e kërkon opozita dhe i propozoi opozitës së Bashkuar t’i referohet një modeli të vetëm në Europë, të marrë përkufizimin e tyre për koalicionet.

“Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje”,- tha Gjiknuri. Sipas tij, PS-ja kërkon formulim të një vendi të BE-së, që nuk do bëjë konsensus me modele jo europiane pasi kjo është tallje dhe hipokrizi me shqiptarët.

“Nëse dëshirojnë konsensus: Hajdeni me produkt, po ta lëmë të zgjedhësh, merr një model të një ligji nga BE nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR, s’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik”,- tha ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI